Foto/ Qyteti mbresëlënës italian, ku mund të blini shtëpi me vetëm 1 dollar

Për të gjithë ata që e duan ditën me diell, klimën mesdhetare dhe aromën e detit, vjen një ofertë tunduese nga ishulli jugor i Italisë, Sicilia.

Në Sambuca, një qytet kodrinor, me pamje nga Mesdheu dhe shumë pranë detit, mund të blini një shtëpi me vetëm 1 dollar.


Një nismë e tillë është ndërmarrë nga administratorët e zonës, në mënyrë që të rritet numri i banorëve, në një zonë që po shpopullohet për shkak të lëvizjeve demografike drejt qyteteve më të mëdha, informon dritare.net

LEXO DHE :  PD Shkodër thirrje Ramës: Mos luaj me zjarrin


Siç shkruan “CNN”, Sambuca nuk është qyteti i parë italian që tërheq të huajt me oferta joshëse. Zyrtarët italianë thonë se të gjithë të interesuarit do të mund të blejnë shtëpinë menjëherë, pa kaluar nëpër burokraci.


I themeluar nga grekët e lashtë, Sambuca u pushtua më vonë nga Saracenët, të cilët e kthyen atë në një qendër të rëndësishme tregtare. Ajo çka bie në sy në këtë qytet është arkitektura e veçantë, stili mbresëlënës, dhe historia shekullore./dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.