Foto që të lënë pa gojë/ Shikoni si ka rilindur, Shtëpia e Shtabit të Enver Hoxhës!
Dritare.net
Shtëpia e Shtabit, pas lufte u kthye në muze dhe si e tillë qëndroi deri në 1997, vit kur u plaçkit dhe shkatërrua.
21 vjet e braktisur, derisa në shtëpinë ku Enver Hoxha themeloi Shtabin, një nga biznesmenët më të njohur në vend, vendosi ta rikthejë në jetë.
Nuk do e njihni, kur ta shkoni, shtëpinë e Luftës. Sepse Gjergj Luca e ka shndërruar në shtëpinë e turizmit më të ri në Ballkan.
Hotel-bar-restorant, në një nga vendet më të bukura dhe me histori lavdie si ajo e luftës që i vuri shqiptarët në anën e fitimtarëve.
75 vjet më pas, një fëmijë arti si djali i Milika e Ndrek Luces i jep jetë dhe i kthen shqiptarëve shijen e historisë dhe turizmit.
Biznesmeni që i ka dhënë punë, shkolla e kopshte gjithë zonës, duke hapur fabrikën e përpunimit të peshkut më të madhe në vend , tani ka edhe surpriza të tjera.
Prisni pak dhe dritare.net do ju njohë me çdo detaj të hotel-restorantit dhe markatës së peshkut unik shqiptar.
Dhe mos u nisni sa të lexoni shkrimin, se nesër hapet, por dy ditë është me ftesa. Pastaj të premten, dt 15 shkoni e shijoni.
Se ju jeni mësuar me peshk në det, po Luca e ka çuar në mal e çfarë mali./dritare.net