Foto/ Përplasen makinat, plagosen 4 persona në aksin Korçë-Pogradec
E Premte 20 Dhjetor 2019, 14:02
Dritare.net
“Më datë 20.12.2019, jemi njoftuar se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Maliqit”, janë përplasur mjeti tip “Peugeot” me drejtues shtetasin G.D., me mjetin tip “Volksëagen” me drejtuese shtetasen B.K.
Për pasojë janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët në mjetin tip “Peugeot” shtetasi B.B., dhe shtetasja S.B., të cilët janë transportuar për mjekim në Spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidenti.”,- njofton policia./K.C/dritare.net