Foto/ Pasi foli për gratë, imami Elvis Naçi ka një këshillë për burrat
Dritare.net
Deklarata e teologut dhe imamit, Elvis Naçi, se moskujdesja e grave për veten, është arsyeja pse burrat tradhtojnë, ka shkaktuar reagime të forta në publik, duke lëshuar një lumë akuzash dhe kritikash ndaj tij.
Deri më tani, imami nuk kishte reaguar ndaj akuzave të ashpra të publikut, por sot ka publikuar një foto në Instagram, këtë herë me një këshillë për meshkujt, ku sipas imamit, pesha apo pamja e jashtme e burrave nuk është ajo, që ka rëndësi për gratë, por mungesa e dashurisë dhe përkujdesjes: “Është një njeri, që u largua për ty nga Dashuria e Nënës, ngrohtësia e babait, përkëdheljet e motrës, kujdesi i vëllait. Ajo është bashkëshortja jote! Prandaj, një bashkëshort i vërtetë është vetëm ai, që ja dhuron gruas së tij dashurinë, ngrohtësinë, përkëdheljet dhe kujdesin që i mungojnë.” - shprehet imami Naçi./d.r-dritare.net