Foto/ Pas ndarjes, Selena Gomez ribashkohet me Justin Bieber
E Enjte 2 Nëntor 2017, 11:11
Dritare.net
Thuhet se shkaku kryesor i ndarjes ka qenë distanca.
Por ndërkaq, Selena Gomez është parë shpesh ditët e fundit në praninë e ish të dashurit, Justin Bieber. Çifti simpatik që ka bërë për vete miliona fansa në të gjithë botën, janë parë duke shijuar një shëtitje me biçikletë, të buzëqeshur e në humor të mirë.
Më pas ata kanë pirë një kafe në Los Angeles dhe madje gjatë një momenti, 25 vjeçarja ka mbështetur kokën e saj në supin e Justin-it, duke shtuar dyshimet për një rikthim mes tyre./d.r-dritare.net