Foto/ Nga Turqia në Japoni, shpellat nënujore më marramendëse në botë
E Premte 3 Qershor 2016, 17:05
Dritare.net
Instruktori i zhytjeje nënujore, Charlie Jung, nga Korea, ka fotografuar çfarë fshihet poshtë sipërfaqes së ujit, në një seri zhytesh në Turqi, Korenë e Jugut, Saipan në Ishujt Veriorë Mariana dhe Japoni, për të treguar bukurinë e shpellave nënujore.
Këto imazhe shpalosin bukurinë marramendëse të shpellave, misterin e tyre dhe ndjesinë e parajsës.
Jung, 40 vjeç, tregon: “Jam tepër i emocionuar në momentin që zhytem dhe ndjej praninë e Zotit aty. Zhytja në shpella është sa e bukur aq edhe e rrezikshme, por me këto foto dua të përcjell tek publiku ndjenjën fantastike kur ndodhet nën ujë.”/dritare.net