Ylli i Real Madridit, Sergio Ramos, u martua me prezantuesen televizive Pilar Rubio, partneren e tij me të cilën ka tre fëmijë.
Dasma e tyre u zhvillua në Sevilje të Spanjës, ku partnerja e tij dukej mahnitëse me fustanin e nusërisë.
Kapiteni i Real Madridit, dukej i lumtur kur ai u shfaq krah gruas në ceremoni.
Në mesin e 400 të ftuarve ishte dhe David dhe Victoria Beckham. Në galerinë më poshtë mund të shihni disa foto nga dasma e tyre./E.B-dritare.net