Foto/ Ministria e Shëndetësisë e pyet me sms për cilësinë në spitale, nëna ka dy muaj që i ka vdekur

Fotografi i njohur Feliks Bilani ka postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook një mesazh që i është dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, në emër të ministrit Beqaj, i cili i kërkon nënës së Bilanit që të vlerësonte cilësinë e shërbimit në spital. Për fat të keq, nëna e tij ka dy muaj që ka ndërruar jetë.

foto

ilir

“Papërgjegjshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme ……..e para nëna ime ka 2 muaj e gjysëm që ka ndërruar jetë.

Dhe këtu ku ardhur ky mesazh, është numri im dhe unë quhem Felix Bilani Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë më tepër.

Por meqë je çun trendy po të them nja dy gjëra për shërbimin tënd…..

1. Urgjenca e Tiranës është 0, ndërsa mjekët jane asa…
2. Një drejtoreshë që u thote kirurgëve në mbledhje që edhe une po të lexoj operoj, tregon sa i përgjegjshëm je.
3. Në qëndrën qe ti e quan spitalore, akoma përdoret analginë gjë që është e ndaluar ne pothuajse të gjitha vendet e botës
4. Ilaçet që ti tenderon janë të dhjera, sepse nuk bejne asnjë efekt
4. Veç termit kabul, QSUT nuk ka emër tjetër
5. Mjekët paguajnë çdo ditë parkimin që ti ke dhënë me koncesion
6. Në sallat e operacionit nuk ke as penj dhe as kapëse për të mbyllur plaget dhe kur ne i blejmë vetë, histerizmi i njerëzve qe ti ke vënë aty e quan korrupsion.

LEXO DHE :  Berisha: Viktimat e tërmetit, vrasje shtetërore

Tani nja dy fjalë të thjeshta ……meqë një gafë e tillë për mua është skandal …..tani nëse nuk e ke harruar, ti e di që unë kam nje karierë goxha të mire në media edhe pse nuk punoj më në to. Por të premtoj që do kthehem dhe do merem vetem me QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë, të premtoj”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.