Parlamenti mbylli dyert e 4 viteve legjislaturë. Të pranishëm në seancë kanë qenë gjithë deputetët socialistë, edhe ata që kryeministri Rama i la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e qershorit. Presidenti i ri i vendit, Ilir Meta ka trokitur gotat me dy deputetët që Rama i nxori jashtë listave te kandidateve per deputete, Arta Daden dhe Namik Doklen. Në fakt Dokle ka lajmëruar më herët largimin e tij nga politika, ndërsa për Daden u tha në media se u zëvendësua me Spiropalin pa u lajmëruar. Ata janë dy nga deputetët më të vjetër në Parlamentin e Shqipërisë.