Foto/ Mes dhimbjes, revoltës e lotësh, i jepet lamtumira politikanes kurde që u përdhunua e u vra!
Dritare.net
Khalaf, 35 vjeç, u mor nga makina e saj gjatë një sulmi të mbështetur nga Turqia dhe u ekzekutua nga fraksionet mercenare të mbështetur nga Turqia. Para se të vritej në mënyrë barbare, ajo është përdhunuar, tha krahu politik i Forcave Demokratike Siriane të udhëhequra nga kurdët, shkruan dritare.net
"Kjo është një provë e qartë që shteti turk po vazhdon politikën e tij kriminale ndaj civilëve të paarmatosur," tha partia më tej.
Khalaf ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë e Ardhmja e Sirisë.
Funerali u mbajt në qytetin e Derik, i njohur si Al Malikiyah në arabisht.
Khalaf ishte duke u kthyer nga një takim në Hasakah në kohën e sulmit në të cilin gjithashtu u vranë shoferi i saj dhe një ndihmës i saj, tha Hussein Omar, koordinatori i Partisë.
Ndaj kësaj vrasje makabër ka reaguar ashpër edhe SHBA, e cila e ka dënuar këtë krim./ I.M-Dritare.net