Foto/ Meghan Markle poston një foto tjetër të Archie!
E Hënë 13 Maj 2019, 09:09
Dritare.net
Ditën e djeshme, në Amerikë, u festua Dita e Nënës. Gjithashtu dhe në Britani u festua nga shumë njerëz, ku lart e poshtë në Instagram, na shfaqen plot foto të nënave me fëmijë që shprehen të lumtura që kanë përjetuar ndjenjën e të qenit nënë, dhe fëmijë me nënat e tyre, që i falënderojnë për dashurinë dhe përkushtimin e palodhur.
Si të gjithë të tjerët, dhe Meghan Markle ka postuar një foto me djalin e saj një javësh, Archie, ditën e djeshme.
Në llogarinë zyrtare të dukeshës dhe dukës së Sussex përkrah fotos së këmbëve të Archie, shkruhej një falënderim për të gjithë nënat në të gjithë vendet ku festohet. Kjo ishte festa e parë e Ditës së Nënës për Meghan Markle/E.B-dritare.net