Foto/ Masakër në Alepo, gruaja digjet e gjallë, të vdekur të shtrirë mbi gjakun e tyre
E Martë 13 Dhjetor 2016, 16:04
Dritare.net
Pamje të dhimbshme janë shfaqur në një video të shpërndarë në media. Një grua e përfshirë nga zjarri mund të dëgjohet duke ulëritur derisa zbret nga rrënojat e ndërtesës, të krijuara nga shpërthimi i bombës. Gjithashtu, sipas medieve të huaja, shihen edhe trupa të vdekur, të shtrirë mbi gjakun e tyre. Kërdia u kap nga kamerat pasi trupat siriane janë gati për të rimarrë të gjithë qytetin e dytë më të shkatërruar nga lufta në këtë vend. Nga këto sulme të përgjakshme, thuhet se 11 gra dhe 13 fëmijë ishin në mesin e viktimave.