FOTO/ Luigi Pelazza me Alvinin në ambasadën italiane në Beirut: Po nisemi drejt Italisë
Dritare.net
“Le Iene” bën të ditur se Alvini ka marrë vizën e hyrjes për në Itali në ambasadën italiane në Liban, para pak më shumë se një ore, informon dritare.net
I pranishëm ka qenë edhe Luigi Pelazza, drejtuesi i emisionit italian që ndoqi dhe bëri publik rastin e fëmijës shqiptar, i cili u rrëmbye nga nëna e tij në Itali që iu bashkua grupit terrorist të ISIS.
Pas publikimit të rastit në “Le Iene”, u desh më pak se një muaj që Alvini të lirohej, në një operacion të gjerë italo-shqiptar, Kryqit të Kyq dhe organizatës “Gjysmëhëna e kuqe”, informon dritare. net.
Pas marrjes së vizës hyrëse në Itali, Alvini është nisur drejt Italisë, aty ku e presin dy motrat dhe babai, Afrim Berisha.
Mobilizimi për vogëlushin 11 vjeçar shqiptar, nisi 16 tetorin e kaluar pas një reportazhi të Luigi Pelazzas, informon dritare. net.
Pelazza, i njohur me historinë e trishtë dhe përpjekjet titanike të Afrimit për të rikthyer djalin në Itali, vendosi ta bënte rastin publik në “Le Iene”.
Në faqen e tyre gazetarët e emisionit investigativ italian pas lirimit të djalit shqiptar shkruajnë:
“Këtë vit u rikthyem sërish tek Afrimi i cili mes lotëve na tha: Kam 5 vjet që mund të shoh vetëm këto foto”, duke treguar fotot e të birit. Kështu vendosëm ta marrin në dorë situatën dhe u nisëm drejt Sirisë. Hymë në kampin Al Hol, ku jetojnë mijëra gra të cilat iu bashkuan ISIS me fëmijët e tyre. Aty zbuluam se nëna e Alvinit bashkë me fmëijët që kishte pasur me burrin e dytë ekstremist, ishte vrarë gjatë një shpërthimi. i mbijetuari i vetëm ishte Alvini, i cili ende ka nevojë për kurim”.
Historia prekëse e Alvinit ka mbajtur të mbërthyer prej një muaji gjithë opinionin publik shqiptar dhe atë italian, informon dritare. net.
I lindur në Itali me prindër shqiptar, Alvin u rrëmbye nga nëna e tij 5 vite më parë, në vitin 2014 kur ishte vetëm gjashtë vjeç./ Le Iene, J.H, dritare.net.