Foto/ Lidhja jashtëmartesore e deputetit, reagon djali i tij

Emri i deputetit të partisë Nisma për Kosovë, Haxhi Shala, ka qenë kryefjala e mediave rozë, pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore me këngëtaren Anxhelina Shala. Vetë këngëtarja publikoi në Instagram foto intime me deputetin, material ky që tashmë po shfrytëzohet edhe nga kundërshtarët e tij politikë. Pas një deklarate të deputetit të partisë Vetëvendosje, Alban Krasniqi, i cili e quajti Shalën një njeri pa ‘moral dhe respekt’, ka reaguar vetë djali i deputetit Haxhi Shala.

Në një status në Facebook ku e quan shantazh politik të gjithë këtë çështje, Flakron Shala shkruan: ‘E pashë qe Alban Krasniqi e paska përzi npolitik shantazhin e fundit politik qe ju ka bo babit tim duke than që i ka mbushur ballinat rozë. Dashta me ju drejtu Alban Krasniqit tVV pse sna tregon mbiemrin tuaj dhe të dajve të tu gjithashtu fshatin tuaj dhe të dajve të tu. Edhe për biografin e vëllërzve masi i paske hi ksaj pune. Populli i Malishevës e njeh familjen tuaj Alban por populli i Kosovës jo. Skam dëshirë qe këto raste të përdoren për fushatë po masi fole sqarohu për pytjet më lartë. Gjithashtu para se të flasësh për familjen time konsulltohu me bacin Skend të mëson qka me fol qka jo. Me respekt, Flakron H. Shala’

LEXO DHE :  Kjo është arsyeja pse Poinsettias, janë zyrtarisht lulet e Krishtlindjeve!

Megjithatë edhe vetë Flakroni thuhet se ka qenë në dijeni të marrëdhënies jashtëmartesore të babait të tij me Anxhelina Shalën. Në vazhdën e disa bisedave të publikuara nga këngëtarja, ka qenë edhe një mesazh i djalit të deputetit, ku ai e ofendonte Anxhelinën dhe madje e kërcënonte që t’i qëndronte larg familjes së tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.