Foto/ Kush është pronari i lokalit në ish-Bllok, që mbeti i plagosur!
E Premte 5 Tetor 2018, 08:08
Dritare.net
Gjatë momentit të atentatit, viktima dhe dy të plagosurit kanë qenë së bashku në një tavolinë, ndërsa Popesku ka qenë në ambientet e biznesit të tij, por pa pasur lidhje me ngjarjen.
Zyrtarisht, sipas burimeve të Policisë, Popesku thuhet se nuk është i plagosur, por nga dëshmi të marra në vendngjarje, ai mësohet se ka marrë një dëmtim të lehtë, më tepër në formën e një gërvishtjeje, që mund të jetë shkaktuar nga sende të forta./panorama/