Foto/ Kush është i riu që shkaktoi masakrën në Florida
Dritare.net
Policia ka bërë të mundur të identifikojë autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme ne Florida. I cili hapi zjarr dhe la të vdekur 2 persona, plagosi 11 tjerë dhe me pas i dha fund edhe jetës së tij. Mediat e huaja shkruajnë se ai është identifikuar si shtetasi David Katz, 24 vjeçar nga Baltimore, personi qe shihni ne ketë foto me poshtë.
Ai i ishte një nga pjesëmarrësit në turneun e lojërave online në Xhaksonuill.
Mendohet se i riu ka pasur bashkëpunëtorë.
Mendohet se i riu e ka bërë këtë kat pasi ka qenë i nervozuar pasi nuk ka mundur të fitojë.
Dëshmitarët tregojnë se ai ishte shume i njohur në këto lojëra. “Ishte i zoti, nuk vinte këtu për të bërë miq, ishte e gjitha një biznes”.
Familja e tij ishte normale deri në momentin që prindërit u divorcuan, çka mendohet të ketë ndikuar në problemet e tij në karakter.
Në ngjarjen e rëndë të Floridas mbeti i plagosur edhe një shqiptar , Drini Gjoka, 19 vjeçari u plagos në gisht, por pësoi në goditje të fortë psikologjike. V.D/dritare.net/