Foto/ Kjo është studentja e Infermierisë që punon si striptiste për të paguar universitetin!
E Shtunë 23 Nëntor 2019, 20:08
Dritare.net
24-vjecarja, Ellen mund të marrë deri në 2500 paund vetëm për një natë duke kërcyer si striptiste.
E njohur ndryshe me emrin skenik “Bunny- Lepurushe”, ajo thotë se ishte mamaja e saj që e inkurajoi atë të hynte në këtë profesion.
Ajo u shpreh për BBC se: “Mamaja ime dëgjoi në radio për studentet e Mjekësisë që punonin si striptiste për të fituar para për universitetin. Dhe më tha, pse të mos bëhesha edhe unë striptiste.”
Ellen është e kënaqur me vendimin e saj dhe thotë se e do shumë këtë punë.
Ellen tha më tej: “Fillova të punoj si striptiste për të paguar universitetin. Unë e dua absolutisht këtë punë, më bën të ndihem më e sigurt në vetvete.”/K.C/dritare.net