Foto/ Këngëtaret shqiptare shkëlqejnë në Grammy Awards
E Diel 10 Shkurt 2019, 17:05
Dritare.net
Këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha kanë shkëlqyer në festën para ceremonisë së ndarjes së çmimeve Grammy Awards.
Bebe Rexha është nominuar nga Akademia Muzikore Amerikane Grammy Awards, bashkë me Dua Lipën.
Me më shumë nominime këtë vit janë reperët Kendrick Lamar dhe Drake. Të dy kryesojnë me 8 dhe 7 nominime respektivisht.
Ndarja e çmimeve do të mbahet me 11 shkurt, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës./ I.M-Dritare.net