Foto/ Ja vipat që morën pjesë në koncertin e Ermal Metës!
E Martë 12 Mars 2019, 19:07
Dritare.net
Karriera e tij kulmoi me fitimin e Festivalit 'San Remo' dhe po vazhdon ende me ritme të pabesueshme, pasi repertori i tij ka arritur të kaplojë zemrën e shumë italianëve.
Përveç muzikës brilante, zërit fantastik dhe instrumenteve të vendosur perfeksionisht në melodinë e zërit të këngëtarit, tjetër gjë që ra në sy gjatë koncertit të Ermal Metës ishte pjesëmarrja e shumë personaliteteve të njohura për publikun shqiptar.
Në disa fotot të marra nga panorama.al shihet prania e ambasadorit italian, i cili ishte ulur pranë bashkëshorteve të dy politikanëve Taulant Balla dhe Arben Ahmetaj. Në foto shfaqen gjithashtu Klodi Shala, Ilva Tare, Anjeza Maja, Amo Zaharia me të shoqen etj. Shikojini fotot në galerinë më poshtë./D.B/Dritare.net