Foto/ Ja vipat që ishin në sfilatën e Geraldina Sposa!
E Premte 31 Maj 2019, 15:03
Dritare.net
Eventi, i kuruar deri në detaj nga Armand Peza dhe Marcela Lati, mahniti të gjithë të ftuarit vip, që ishin pjesëmarrës.
Pa diskutim që kjo sfilatë kishte koleksionin e disa prej brendeve më të njohura botërore, por nuk munguan as fustanet për vogëlushet. Adrola Dushi, Dojna Mema, Viola Spiro dhe shumë modele të tjera i dhanë mbrëmjes, magji.
Nuk munguan as të ftuarit. Personazhe të artit, televizionit, modës, si Aurela Gaçe, Inva Mula, Iva Tiço, Ardit Gjebrea, Aulona Musta, etj u mahnitën nga sfilata e kthyer në traditë e Geraldina Sposës.
Dritare.net ka sjellë për ju, në galerinë më poshtë, vipat që ishin të ftuar në sfilatën e Geraldina Sposa./K.C/dritare.net