Foto/ Ja kush është nëna heroinë që u masakrua nën rrotat e makinës!

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytet, kur një grua e shoqëruar me dy fëmijë është përplasur nga një makinë, teksa po kalonte rrugën në kryqëzimin “Jordan Misja”.

Por kush është nëna heroinë, e cila ishte duke kaluar rrugën së bashku me dy fëmijët e saj?

Ajo është Dhurata Doku Prifti, një sportiste e njohur e klubit “Studenti”.

Dhurata Doku Prifti është e njohur dhe vetëm pak javë më parë zuri vendin e tretë në Kampionatin Shqiptar të Qitjes. Në 26 prill 2016 ajo mori medalje ne bronzit në disiplinën e qitjes me pushkë për femra.

Ajo ishte duke kaluar rrugën kur një “Mercedez Benz” me shpejtësi i vjen përballë. E gjendur në këtë situatë, nëna 37-vjeçare ka shtyrë dy fëmijët e saj e i ka dalë makinës para. Benzi e ka përplasur atë dhe më pas e ka shtypur. Fëmijët shpëtuan, shoferi iku me shpejtësi, duke humbur gjurmët.

LEXO DHE :  Vuçiç në sy të Thaçit e Macron: 10 shtete do të tërheqin njohjen e Kosovës

Dhjetëra dëshmitarë i kanë bërë shenjë shoferit të ndalojë, por ai ka vazhduar rrugën e tij me të shpejtë duke humbur gjurmët. Edhe pse policia mori dëshmi e pamjet e aksidentit të rëndë ende nuk ka mundur që ta arrestojë atë.

Nëna dhe dy fëmijët janë dërguar në spital nga dëshmitarët. Por fatkeqësisht gruaja 37-vjeçare nuk ka mundur që ti mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak. Fëmijët fatmirësisht kanë shpëtuar.

Ndërkohë është identifikuar edhe shoferi. Dhimitër Onjela nga Bajkali Delvinës është shoferi i cili përplasi për vdekje 37-vjeçaren e cila shpëtoi nga vdekja dy fëmijët e saj të mitur.

Onjela është arratisur pas aksidentit me vdekje ndërsa policia thotë se është vënë në ndjekje të tij.

image

image

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.