Foto/ I qetë e me grusht, ulur si asnjëherë më pare, çfarë tregojnë gjestet e Metës!
E Mërkurë 11 Shtator 2019, 19:07
Dritare.net
Presidenti Ilir Meta ka dalë këtë të mërkurë në një konferencë për media, për të folur për komisionin e Venecias që po qëndron në vendin tonë për të marrë informacion për shkarkimin e tij.
Meta i është përgjigjur të gjitha pyetjeve të gazetarëve, me një qetësi të madhe, ndërsa konferencën si asnjëherë më parë e ka bërë i ulur në një karrige, dhe me një tavolinë të vogël para.
Grushti, gishti lartë, dhe dora e hapur, kanë qenë disa nga gjestet që ka përdorur presidenti në këtë deklaratë.
Gjithashtu Meta, herë pas here ka lëshuar edhe batuta, ndërsa nuk ka sulmuar qeverinë si muajt e fundit./ I.M-Dritare.net