Foto/ Gjarpri hyn në kabinë, lë pa drita Malin e Robit
E Shtunë 8 Korrik 2017, 14:02
Dritare.net
Sipas OSHEE-së, rreth orës 11.30 u stakua linja 35kv Shkozet-Kavajë. Brigada e OSHEE-së është nisur të verifikojë avarinë dhe defekti u identifikua në një kabinë private pranë zonës së Shkallnuerit.
Shkak ishte një gjarpër që kishte prekur pajisjet e tensionit 35 kv, duke sjellë stakim të gjithë linjës disa kilometra. Aktualisht kabina është futur në punë, ndërsa është rikthyer energjia elektrike në të gjithë zonën.