Edhe pse ende nuk është vërtetuar, ky lajm pritet ta ‘çmendë’ Chris Brown.
Të afërt të këngëtarit kanë treguar për këtë revistë se nëse ky lajm vërtetohet, Brown do të shkatërrohet plotësisht pasi ai ende mban shpresa se mund të kthehet me Rihannan.
Lidhja e Chris Brown me këngëtaren nga Barbados ka përfunduar në vitin 2009 kur këngëtari kishte sulmuar fizikisht të dashurën e tij.
Por kjo e fundit është parë në shoqërimin e Drake shumë shpesh gjë që ka ndikuar në përhapjen e fjalëve për një lidhje të mundshme mes artistëve.
Çifti ende nuk ka folur zyrtarisht rreth këtyre lajmeve.