Foto/ Eventi që bëri bashkë, mbretëreshën Elizabet, Trump, Macron dhe Merkelin!
E Mërkurë 5 Qershor 2019, 16:04
Dritare.net
Në ditën e tretë të vizitës, Donald Trump, Mbretëresha Elizabet, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Theresa May u mblodhën në Portsmouth, në kuadër të 75-vjetorit të luftës me Hitlerin, në plazhet e Normandisë, informon dritare.net
Ky event u mbajt, 75 vjet pasi gjenerali i SHBA-së Dwight D. Eisenhower, Komandanti Suprem i Forcave Aleate në Evropë, dha urdhrin përfundimtar për të pushtuar Francën, e cila ishte e pushtuar nga Gjermania.
Veteranë të shumtë, që i mbijetuan luftës, ishin të ftuar nderi në këtë ditë të veçantë./K.C/dritare.net