Foto/ Dy vjet pas ndarjes nga burri, princesha e Norvegjisë prezanton të dashurin e ri!
Dritare.net
Princesha Martha Louise, 47 vjeçe, fëmija më i madh i mbretit Harald dhe mbretëreshës Sonja, ndau detaje të romancës së saj.
Nëna e tre fëmijëve, e cila u divorcua nga burri Ari Behn në vitin 2017, e përshkroi të dashurin e ri, Durek Verrett, si shpirtin binjak dhe u zotua ta donte atë dhe përtej përjetësisë, informon dritare.net
Përmes postimit, mbretërorja mbylli edhe gojët e liga, duke u thënë se nuk e zgjodhi të dashurin e saj, për të kënaqur normat.
"Kur e takoni shpirtin binjak, e dalloni. Kam qenë me fat që kam takuar timin. Durek ka ndryshuar jetën time. Ai më ka bërë të kuptoj se dashuria pa kushte ekziston akoma, në këtë planet. Ai më përqafon mua pa dyshim ose frikë. Më bën të qesh më shumë se kushdo. Ndihem kaq e lumtur dhe e bekuar që ai është i dashuri im. Faleminderit për dashurinë. Unë të dua nga kjo përjetësi, në tjetrën.
Dhe për ata që më kritikuan: Mbani frerët! Nuk është e drejta juaj të më gjykoni. Nuk e zgjedh të dashurin tim për t'ju kënaqur juve, apo për normat. E zgjodha nga dashuria që ndiej.",- shkruan ndër të tjera princesha Martha Louise./K.C/dritare.net