Foto/ Dy muaj pas zjarrit mbahet mesha e parë në katedralen Notre Dame në Paris
E Shtunë 15 Qershor 2019, 23:11
Dritare.net
Mesha është e rezervuar për pak persona, të gjithë me kaska sigurie në kokë, sepse struktura është akoma e rrezikshme dhe mund të shembet.
Sipas medieve franceze punimet vazhdojnë me ritme të ngadalta, pavarësisht deklarimeve të ditëve të para, nga 850 milionë eurot e premtuara, kanë ardhur vetëm 9 për qind, ose një shifër ekuivalente me rreth 80 milionë euro.
Për momentin, të vetmit që kanë konkretizuar çka kanë thënë, janë privatët që kanë dhuruar sasi modeste parash apo kanë dhënë çeqe, ndërkohë maniatët e mëdhenj ende nuk kanë konkretizuar premtimet e tyre./e.k-Dritare.net