Një ngjarje aspak e këndëshme ka ndodhur në një ndeshje boksi në MGM Harbour National në Maryland, Amerikë. Xhaxhai njëherësh dhe trajnieri i boksierit Andre Dirrell, pasi mbaroi ndeshja qëlloi me grushta kundërshatrin e këtij të fundit Jose Uzcategui. Ngjarja ndodhi të shtunën në mbrëmje, ku trajneri Leon Lawson hyri në ring dhe goditi me grushta boksierin Uzcategui. Ky i fundit ishte pa mendje teksa u godit. Trajnieri i Uzcategui, Sean Gibbons u tha gazetarëve se do të ngrinte akuza për personin që grushtoi boksierin. Ndërsa boksieri Andre Dirrell tha se “Më vjen keq për atë që ka bërë trajneri im”.