Foto/ Çmendet Ronaldo, blen supermakinën miliona euroshe

CR7 është bërë pronari i një supermakine me vlerë 11 mln euro. Kjo blerje e çmendur e ka futur Ronaldon në listën pronarëve që posedojnë makinat më të shtrenjta në botë.

Cristiano Ronaldo ka blerë një Bugatti La Voiture Noire, një prej makinave më të shtrenjta të prodhuara ndonjëherë më parë.

Makina unike, u prezantua për herë të parë në Geneva Motor Show 2019, kompania franceze ndërtoi vetëm një prototip me rastin e 110 vjetorit të themelimit të saj.

LEXO DHE :  Basha: Ndryshimi i mesatares per maturantet dhe mbyllja e universiteteve, kriminale

Makina e Ronaldos është një interpretim modern i legjendares ‘Bugatti Type 47 SC Atlantic’, të cilat ishin 4 dhe u ndërtuan mes 1936 dhe 1938.

Lajmin për blerjen e kësaj bishe të zezë e ka bërë publik prestigjiozja spanjolle “Marca” dhe kjo nuk është ndonjë çudi duke parë pasurinë e Ronaldos dhe pasurinë që ai zotëron./ E. K., Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.