Foto/ Çmendet moti në Angli, temperatura rekord në 2 shekujt e fundit
E Shtunë 29 Qershor 2019, 19:07
Dritare.net
Sot mund të jetë dita më e nxehtë e qershorit prej 178 vjetësh në Britani, që kur të dhënat e Zyrës së Motit për temperaturat filluan regjistrimin në vitin 1841.
Sinoptikanët shprehen se ka shans që të thyhet rekordi i 35.6 gradë celcius të regjistruara në muajin qershori, rekord i vendosur më 29 qershor 1957, në Londër dhe më 28 qershor 1976 në Southampton.
Për tu freskuar dhe për ti shpëtuar të nxehtit njerëzit kanë zgjedhur të shkojnë në plazhe ndërsa disa të tjerë u mblodhën nëpër kopshte duke pirë birra dhe pije freskuese./ e.k-Drtiare.net