Foto/ Çifti brazilian mbjell 4 milionë pemë dhe rikthen pyllin e shkatërruar
Dritare.net
Dhe një çift brazilian, Sebastião dhe Lélia Salgado, ka dëshmuar se çdokush mund të bëjë diçka të mirë dhe ta kthejë pyllëzimin në kohë.
Në vitin 1994, fotoreporteri brazilian, Sebastião Salgado u kthye në atdhe nga Afrika Lindore, ku po dokumentonte tmerret e gjenocidit të Ruandës. Pas kësaj përvoje traumatike, ai po kërkonte paqe në pyllin e gjelbër të vendit të tij të lindjes në zonën e Minas Gerais të Brazilit. Por kur ai u kthye në shtëpi pa që, pylli ishte shkatërruar në pak vite, lumi ishte tharë, kafshët ishin larguar. Toka kishte vetëm 0.5% pemë. Salgado u shkatërrua, informon dritare.net
Bashkë me gruan e tij, ai ndërmori një nismë, do ta kthente pyllin dhe kafshët. Që nga viti 1998, çifti ka mbjellë mbi 4 milionë fidanë të 293 specieve të drunjve dhe ka restauruar 1,502 hektarë pyje tropikale.
Iu deshën 20 vjet punë, dhe rreth 4 milionë pemë, për t'i kthyer gjelbërimin shtëpisë së tij. /Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net