Foto/ Bebe Rexha zhduk nga Instagrami postimin për Kryemadhin

Para pak ditësh, këngëtarja e njohur Bebe Rexha bëri një postim në Instagram, ku shprehte mbështetjen për kreytaren e LSI, Monika Kryemadhi.
“Ka akoma 3 milion gra të shtypura në mbarë botën, por janë gratë e tilla që po bëjnë ndryshimin. Kjo grua është e fortë. Ajo është mama. Ajo është bashkëshorte. Ajo është motër. Ajo është liderja e parë femër e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka bërë ndryshimin dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare, por edhe mua, kurajon që të ndjek ëndrrat. Duke u rritur më thonin të flisja vetëm kur duhet, tani flas kur kam diçka për të thënë”, shkruante Bebe.

LEXO DHE :  Voltana Ademi: Ja kur do të largohem nga Bashkia!

Por, më pas Bebe e ka fshirë këtë postim nga Instagrami. Nuk dihet arsyeja e vërtetë që e fshihu, pasi një gjë e tillë nuk ndodh zakonisht në profilin e saj./L.P./Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.