Foto/ Arsyet shkencore pse suedezët janë njerëzit më të bukur në botë

Suedia nuk njihet vetëm për pijet e saj, dhe mobiliet e sheshta, por suedezët janë edhe njerëzit me atraktivë të planetit.

 

Suedia ka një popullsi prej nëntë milionë banorë dhe përfshin këngëtarë të mrekullueshëm si Zara Larsson dhe Tove Lo.

Por ekzistojnë edhe disa arsye shkencore, pse suedezët janë njerëzit më të bukur në botë.

 

Gjatësia mesatare e suedezëve është 1.80 metër, dhe një grua tipike rritet deri në 1.60 metër.

Përveç gjatësisë së trupit, edhe gjatësia e këmbëve tregon një shenjë interesante tek to.

Ushqimi, për suedezët është shumë i rëndësishëm, dietat skandinave janë të balancuara me kalori të pasuri që ndikojnë në rritjen e trupit të tyre.

Tetë në dhjetë persona janë të çmendur pas seksit

Po, po e lexuat mirë, tetë në dhjetë gra suedeze janë të çmendura pas seksit.

Vitin e kaluar, 78 për qind e grave suedeze pohuan se kishin një imagjinatë të madhe për seksin.

Seksi është i njohur se ngadalëson procesin e plakjes,  duke zvogëluar rrudhat. Nuk është çudi që ata janë të gjithë me ngjyra të ndezura.

LEXO DHE :  Veshjet më të bukura të javës, nga zonjat mbretërore!

 

Suedezët kanë një dietë të ekuilibruar, që përfshin, peshqit me vaj, patatet e ziera, dhe bajamet janë ushqimet e tyre të preferuara.

Suedezët gjithashtu ushtrojnë shumë, bëjnë palestër, dhe e përballojnë lehtësisht dimrin e gjatë me aktivitete fizike.

Si rezultat, shkalla e obezitetit është shumë e ulët.

80 për qind e tyre janë bionde natyrale

Studimet kanë treguar se 80% e suedezëve që kanë flokët bionde, janë natyrale.

Flokët bionde, që kanë më pak pigmentim se sa flokët e errëta, janë më të mira në përpunimin e Vitamina D.

Ata kanë sytë më të bukur në botë

Vetëm tetë për qind e popullsisë së botës ka sy blu, por në Suedi, më shumë se gjysma e popullsisë ka sytë blu.

Shkenca dhe anketat e ndryshme tregojnë se sytë blu, tërheqin më shumë.

Ata kanë një shkëlqim natyror

Suedezët kanë edhe një shkëlqim natyror, të mahnitshëm, dhe kjo vjen si rezultat i ushqimeve që ata konsumojnë, dhe përdorimi i produkteve të estetikës të përbërë nga baza organike si sheqer, kafe, bollgur, mjaltë dhe vajra eukalipt./ I.M-Dritare.net



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.