Foto/ Alketa Vejsiu, ylli i mbrëmjes në “Dance with me”
E Hënë 18 Nëntor 2019, 23:11
Dritare.net
Ky show fantastik, prej 6 sezonesh drejtohet nga moderatorja e dashur për publikun, Alketa Vejsiu.
Kërcime, thashetheme, veshje superyll shohim çdo të hënë në darkë, në show-n e Alketës.
Por sot ne nuk do të merremi me vipat, thashethemet, por me veshjen e Alketës.
Para se të niste show, moderatorja ndau me ndjekësit një foto të vetën për të lajmëruar fillimin e shfaqjes.
Dhe më pas dy të tjera e pasuan.
Neve na mbeti në mendje fustani që kishte zgjedhur për sonte Alketa dhe vendosëm t’jua tregojmë edhe juve, se mbase nuk e keni parë.
Ky fustani kaf me temina, është dashuri me shikim të parë.
Ose është fustani i bukur, ose të mahnit sapo e vesh Alketa. Për një gjë jemi të sigurt, Alketa duket superyll!/K.C/dritare.net