Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Kavajë.
Mësohet se pas një aksidenti të rëndë ka humbur jetën një 27-vjeçar, i quajtur Çaush Ballabani.
Mësohet se 27-vjeçari që shihni në foto, ka qenë duke ecur me biçikletë teksa është përplasur nga një makinë në qendër të qytetit pranë Prokurorisë.
Ballabani ka qenë duke u kthyer nga puna në shtëpi.
Autori i aksidentit ka ikur nga vendi i ngjarjes ndërsa policia është në kërkim të tij./ I.M-Dritare.net