‘Folepashke’, torta e katolikëve për nesër!

Torta ‘fole’ e Pashkëve është një ëmbëlsirë plot ngjyra dhe shije, që ka për bazë çokollatën. A nuk ju duket edhe juve si fole? Kjo tortë është shumë e dashur për fëmijët sepse ka një pamje tërheqëse, mbresëlënëse, që mund ta personalizoni me ngjyrat dhe shijet sipas dëshirës suaj. Për shembull, mbushja mund të realizohet me reçel me fruta pylli, mbuluar me çokollatë të bardhë për një alternative tjetër të mrekullueshme.

 

Për brumin: Bashkoni gjalpin me sheqerin, vaniljen, kripën dhe vezët deri sa të keni një krem të verdhë dhe homogjen. Shtoni çokollatën e shkrirë të vakët dhe përziejeni mirë së bashku të gjithën.

torta 1

Bashkoni miellin me majanë për ëmbëlsira dhe hidhjani pak nga pak masës së çokollatës të përgatitur më parë, duke e alternuar me qumështin. Hidheni të gjithë masën në një tepsi të thellë 9 centimetra dhe më diametër 18 cm, të lyer me pak gjalpë përpara. Nivelojeni mirë dhe piqeni në 170 gradë për një orë (kontrollojeni pjekjen me një pirun).

torta 2

Për kremin ganash që do mbulojë tortën: Pothuajse ziejeni kremin pana ​​me gjalpin. Shtoni çokollatën e copëtuar imët dhe përziejeni shpejt. Në këtë pikë, vendoseni tenxheren sipër një tasi me ujë të ftohtë,në banjëmarinë, dhe përziejeni me rrahëse elektrike.

torta 3

Pas rreth 10 minutash, do të keni një masë kremi ​​të trashë ​​që mund ta mbani në temperaturë ambienti (mos e vendosni në frigorifer pasi bëhet e fortë, ndërsa afër nxehtësisë ka tendencë të shkrihet). torta 4Nxirreni tortën nga furra dhe lëreni të ftohet plotësisht duke e niveluar pjesën e sipërme. Mbulojeni plotësisht tortën me kremin ganash me shije çokollate. Dekorojeni me copëzat e çokollatës me ngjyra dhe vezët e ngjyrosura të Pashkëve./dritare.net/

torta 5

 

Për brumin nevojitet:

  • 250 gr miell të tipit 00torta
  • 150 gr sheqer kokërr
  • 3 vezë të plota dhe një të verdhë veze
  • Një lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 150 gr çokollatë të errët (fondente)
  • Një majë kripë
  • 1/2 bustinë maja për ëmbëlsira
  • 4 lugë qumësht me yndyrë
  • 130 gr gjalpë në temperaturë ambienti
  • 200 gr reçel me fruta të buta (sipas dëshirës)

Për krem ganash:

  • 125 ml pana të​​i freskët
  • 125 gr çokollatë të errët
  • 15 gr gjalpë

Për dekorim:

  • Copëza çokollate (aq sa duhet)
  • Copëza çokollate me ngjyra

1 Koment

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.