Florian Binaj: Bota ka më keq se Kokëdhima, pronari i huaj ndjek klientët në mes të detit

 

Në median online është ende i nxehtë debati për Mihal Kokëdhimën, pronari i një lokali në Porto Palermo në Himarë që sulmoi disa turistë spanjollë. Shumë janë ata që e kanë gjykuar atë për këtë duke e qujatur dhunën ndaj të huajve një veprim të rëndë që i prish imazhin shqiptarëve. Më pak janë ata që në një farë mënyre mundohen ta justifikojnë Kokëdhimën,  ose të gjejnë një arsye përse ai ka reaguar kështu.

Aktori i njohur i Portokallisë, si për të na thënë se nuk duhet të shqetësohemi shumë sepse një person nuk prish dot imazhin e një vendi, ka publikuar një video edhe më të rëndë, që ka ndodhur jashtë. Sipas Florit, në një situatë të njëjtë me atë të Kokëdhimës, një pronar i huaj ka marrë skafin dhe i ka ndjekur klientët në det. Video.

LEXO DHE :  Tërmeti, Veliaj: Akomoduam në një kohë rekord rreth 5 mijë banorë, Kinostudio e Kombinati do rindërtohen

“Nuk dua të mbroj këtë tonin, por ka edhe bota të tillë…Ruaju nga vapa se e ka bishtin mbrapa”, shkruan me humor Flori./L.F-dritare.net

 

View this post on Instagram

 

Nuk dua të mbroj këtë tonin, por ka edhe bota të tillë…Ruaju nga vapa se e ka bishtin mbrapa😂

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj) on

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.