Uragani Florence, katastrofa që po shkatërron SHBA
Dritare.net
Erërat e uraganit mund të jenë ulur në 175 km/h, por ngadalësia e tij po shkakton përmbytje katastrofike dhe po vazhdon me ditë të tëra.
Rreth 10 milionë njerëz tashmë janë në rrezik nga stuhia super e fuqishme.
Florence tani mund të godasë jugun e SHBA-së, dhe Xhorxhia është shteti i fundit që ka shpallur gjendjen emergjente.
Por ku është uragani tani?
Që nga ora 23:00 e së mërkurës, Florence ishte 455 km në juglindje të Wilmington në Karolinën e Veriut.
Ndërkohë, ditën e sotme, uragani pritet të godasë Karolinën e Jugut, informon dritare.net
Megjithëse fuqia maksimale dhe shpejtësia e erërave ka rënë, uragani Florence nuk ka ndërmend të ndalojë dhe pritet të vazhdojë deri të shtunën.
Kjo do të thotë që, reshjet e shiut do të zgjasin për një kohë të gjatë dhe do të shkaktojnë përmbytje katastrofike, duke përfshirë: Alabama, Tennessee, Kentaki dhe Virxhinian Perëndimore./K.C/dritare.net