Lajmi i mirë është se të fjeturit në këtë pozicion nuk është një problem për personat në moshë të rritur që nuk kanë probleme me shëndetin. Megjithatë ai mund të shkaktojë probleme te personat të cilët kanë shqetësime nga dhimbje kronike të mesit.
Në disa raste, fjetja përmbys mund të bëjë që pjesa e mesit të shpinës, ose pjesa e poshtme e saj, të shtriqet me shumë forcë se normalisht. Kjo mund të çojë në tendosjen e ligamenteve të shpinës dhe mund të shkaktojë ose përkeqësojë dhimbjet e saj.
Nëse keni dhimbje shpine gjatë kohës që flini, ja disa gjëra që mund të bëni: nëse flini përmbys, vendosni një jastëk poshtë barkut; nëse flini në njërin krah, afrojini këmbët te kraharori dhe vendosni një jastëk midis tyre; nëse flini me kurriz, vendosni një jastëk të vogël poshtë gjunjëve. Vendosja e jastëkut shmang tendosjen e ligamenteve dhe si pasojë edhe dhimbjet. Për më tepër, vendosja e jastëkut krijon një harkim natyral dhe të nevojshëm për trupin.
Nëse dhimbjet e shpinës nuk pushojnë pavarësisht të gjitha gjërave që bëni, është mirë të konsultoheni me një mjek.