Flet mjeku nga Durrësi: Ja pse ndërroi jetë 7-vjeҫarja me grip!

Lajmi për vdekjen e një 7-vjeҫare nga Durrësi ditën e sotme, pasi kishte shfaqur simptoma gripi ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Për këtë situatë, dhe kushtet në të cilat ka ndërruar jetë 7-vjeҫarja ka folur Shefi i Pediatrisë, Fatmir Shahini i cili tha se fëmija erdhi në gjendje të fikti, pasi gjendja gripale ishte neglizhuar.
“Me gjithë impenjimin dhe angazhimin maksimal të stafit mjekësor nuk mundëm ta mbanim në jete. Ajo kishte katër ditë në gjendje gripale dhe prindërit e kishin neglizhuar, pasi kishin pasur tre dite më parë dhe një vdekje në familje, kishte vdekur gjyshi i saj”- thotë ai.
Mjeku është shprehur se vajza ndodhej në gjendje të rëndë, dhe kalimi në koma e bënte akoma më të vështirë stabilizimin e gjendjes.
Për të hetuar ngjarjen në Durrës kanë mbërritur një grup oficerësh të policisë gjyqësore./ I.M-Dritare.net

LEXO DHE :  Bie ritmi i shitjeve të apartamenteve në Tiranë

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.