Flet daja i vajzës që vdiq në spital: Çfarë më thanë mjekët për shkakun e vdekjes

Artjon Shkoza, daja i Blerta Pepës, 16-vjeçares që humbi jetën pas një operacioni në gju në një spital privat në Tiranë, tregon të gjithë hapat që ndoqën që në momentin që mbesa iu vra në shkollë gjatë orës së fiskulturës.

“I bëmë një grafi në spital sepse kishte dhimbje dhe nuk ecte dot. Pastaj na thanë t’i bëjmë rezonancë. Kontakti i parë ka qenë me koordinatorët e spitalit që na la një takim me një mjek ortoped që punonte në një spital në janinë, mjek gjerman që punonte në Greqi dhe vinte këtu. Gjatë bisedës kam qenë prezent dhe na u tha që ndërhyrja është e domosdoshme, dhe ndërhyrja duhet bërë. Mjekë të tjerë na kishin thënë që ne duhet lëmë për më vonë për shkak të moshës, na thanë se ligamenti do riparohej, nuk do përsëritej dëmtimi se ishte bëhej fjalë për një fëmijë dhe ishte në rritje. Kurse mjeku gjerman Ulf Hebins tha se Blerta ka arritur një farë pjekurie dhe nuk ka komplikime dhe tha që me metodën që unë përdor se mënyra sesi futem unë në gju nuk do ketë problem. Operacioni kushtetonte 3500 euro, ishin dy ndërhyrje, ligamentet dhe menisku. Familja nuk i kishte gjithë paratë dhe spitali garantoi që të paguhej me dy këste, dmth gjysmën tani para operacionit dhe gjysmën ta paguanim në muajin qershor”.

Më tej Artjoni tregon sesi pritën për operacionin më orë të tëra në spital deri sa erdhi mbrëmja.

“Blerta u paraqit ditën e hënë ku do të bëhej shtrimi dhe në orën 10:00 paradite të bëhej operacioni, një natë do të qëndronte aty dhe ditën tjetër do të dilte nga spitali. Pastaj na thanë në orën 11:00 se salla ishte e zënë, kalonin orët, mesdita dhe kur kam shkuar në orën 6:00 takova doktorin se çfarë problemi ka, dhe ai tha se ka pasur disa komplikacione me operacione të mëparshme dhe do e fusnin në orën 7 e gjys. U thashë, ka problem të futet kaq vonë? më thanë që nuk ka asnjë lloj problemi. Në orën 10 e pak del doktori që bëri operacionin dhe na shpjegoi se gjithçka doli në rregull. Ai iku se mbaroi punën e vet, por nuk po merrnin lajme nga Blerta. U interesova, ishte e rëndë ajo q ëpo ndodhte në sallë (qan) po i bënin frymëmarrje, po i bënin mjekime, pompime me dorë. Nuk pritej për një dëmtim gjuri, një operacion që nuk do kishte probleme, pas 1 ore e gjysëm u moren mjekët na thanë që Blerta kishte mbaruar”.

LEXO DHE :  Vildane Zeneli: Pishman që kam bërë buzët operacion plastik

Pyetjes se çfarë e shkaktoi këtë, Artjoni tha se kishte qenë temperatura e lartë.

“Kishte pasur temperaturë të lartë, rast që është 1 në 1 mijë por ja që kishte ndodhur. Dhe bënë analogji me rastin e fëmijës që vdiq nga një operacion në spital shtetëror ku u operua për kapakët e syrit dhe aty u tha se nuk kishin ilacin disponues që duhet ta bënin kur kishte komplikime të tilla kurse në rastin e Blertës e kishin, e bënë por ajo nuk doli gjallë nga operacioni”./Report tv

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.