Flet Adi Krasta: Ja pse e publikova foton time!

Para pak ditësh gazetari i njohur Adi Krasta ka publikuar një foto të viteve ’90, i cili shfaqej me sy të nxirë në drejtimin e spektaklit “12 vallëzime pa një të shtunë”.

Ngjarja e dhunshme ndaj gazetarit Krasta ka qenë një ngjarje shumë e bujshme në atë kohë, pasi u dhunua vetëm për shkak të një komplimenti që i bëri një vajze, e cila ishte pjesë e publikut.

adi krasta insta

Pas publikimit të fotos, në një intervistë për “Panorama”, gazetari ka folur në lidhje me publikimin e fotos në rrjetet sociale dhe mbi incidentin që shkaktoi atë shenjë në syrin e gazetarit.

LEXO DHE :  Rrebeshe shiu dhe shtrëngata, ja moti për javën e ardhshme!

“Nuk dua të bëj asnjë koment lidhur me këtë foto, unë kam postuar edhe foto të tjera në profilin tim dhe kjo ishte një foto e radhës. Janë foto të vjetra që unë i ruaj në telefon dhe nuk kishte ndonjë qëllim të caktuar. Nuk dua të bëj asnjë koment, e di që është bërë lajm dhe unë nuk dua të bëj lajm mbi lajm. Publiku është i lirë ta interpretojë vetë atë foto”, është shprehur Krasta./D.M-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.