Fjalët e fundit në publik të Fatos Baxhakut; Mirësia ndahet me të tjerët
Dritare.net
Një jetë në gazetari, dhe reportazhe Baxhaku e mbylli duke trajnuar të rinjtë në fotoreportazh, atë që i ndjeri e bënte më së miri, me datën 19 korrik.
“Mirësia ndahet me të tjerët, asgjë nuk mund ta ndal shpresën për të qenë më mirë nëse mbështesim supet te njëri-tjetri.”-është shprehur ndër të tjera në deklaratën e tij të fundit publike Baxhaku.
“ Mirësia ndahet me të tjerët, asgjë nuk mund ta ndal shpresën për të qenë më mirë nëse mbështesim supet te njëri-tjetri. Vetëm kështu dhuna, babëzia, fodullëku, egoizmi, urrejtja, skërmitja e dhëmbëve, të gjitha këto mund të shndërrohen vetëm në figura letrare nëpër tekstet e letërsisë dhe jo si ngjarje të përditëshme sikurse janë sot. Fëmijë e adoleshentë me këtë ekspozitë kanë gjetur mjetin e tyre të thjeshtë: fotoreportazhin. Ata kanë meritën se kanë kthyer te ne një zhanër elitar, që kishte kohë i harruar nën peshën e lajmeve të bujshme. Askush nuk priste prej tyre scoop-in, lajmin e bujshëm, tronditës. Arma e tyre e fortë është ndershmëria dhe zemra e madhe që nuk rreh vetëm për vete. Bashkohuni me ta në këtë eskpozitë…” ishte shprehur shpreh Fatos Baxhaku, para një muaji./ I.M-Dritare.net