Fjala e parë e Trump në OKB: Ja nga vjen kërcënimi i botës!
E Martë 19 Shtator 2017, 17:05
Dritare.net
Trump në fjalën e tij ka folur për kërcënimin që po i vjen botës nga Koreja e Veriut dhe Iranit.
Trump ka deklaruar se lideri komunist Kim Jong-un ka nisur një mision vetëvrasës.
“Nuk presim që të gjitha vendet të ndajnë të njëjtat pikëpamje me ne, por të gjithë vendet duhet të respektojnë interesin e popullit të tyre. Në Amerike nuk përpiqemi t’ua imponojmë mënyrën tonë të jetesës të gjithëve, por secili të mund të zgjedhë mënyrën e tij sipas dëshirës. Në Shtetet e Bashkuara udhëheq populli, sepse populli është i pari. Të gjithë popujt meritojnë një qeveri që kujdeset për mirëqenien e tyre”,-tha Trump./ I.M-Dritare.net