Pesë mënyra si të ndalojmë të ngrënët nga stresi!

Na ndodh të gjithëve që të konsumojmë ushqime kur jemi duke përjetuar ndodhi stresante. Një grindje në vendin e punës, ose, kur një lidhje dashurie merr fund.
Këto shkaqe dhe shumë të tjera na bëjnë të hamë më shumë se zakonisht. E ngrëna nga stresi zakonisht ndodh kur ne duam të shkëputemi nga aktiviteti ynë i përditshëm. Dhe si zgjidhje mendojmë ushqimet e shijshme, që do të na japin kënaqësi duke i konsumuar.

Sipas shpjegimit shkencor stresi aktivizon gjëndrat tuaja të veshkave për lirimin e kortizolit, duke rritur oreksin. Stresi gjithashtu pengon hormonet e urisë, si ghrelinin, që rregullojnë oreksin.

Si të ndalojmë të ngrënët nga stresi?
Jeni gati të shpëtoni nga të ngrënët nga stresi dhe të rigjeni lumturinë e vërtetë tek ushqimi? Provoni disa nga këto truke të thjeshta që dritare.net ju sjell, kur ndiheni të sulmuar nga stresi.

1. Fokusohuni në çështjen reale. Ne të gjithë e dimë se ushqimi është si një patericë, kur jemi nën stres. Ushqimi në vetvete nuk është problemi kryesor, por një simptomë e nevojave të paplotësuara. Pyesni veten “Për cfarë kam vërtet nevojë? Bëni stresin të punojë në të mirën tuaj!

LEXO DHE :  Anti-natalistët: Njerëzit që bëjnë thirrje për të ndaluar lindjet në botë. Ja pse!

2. Mendoni për planet e ardhshme. Merrni pak kohë dhe përqendrohuni në të ardhmen. Kujtoni se është verë dhe duhet të keni një trup të bukur për në plazh. Kjo mund t’ju ndihmojë të vendosni për të ndaluar ushqimin pa kontroll, këshillon dritare.net

3. Ndërgjegjësohuni. Në një studim në revistën e obezitetit, gratë që iu nënshtruan trajnimeve me teknikat e ndërgjegjësimit arritën ta reduktojnë urinë, dhe t’i kushtojnë vëmendje shijes së ushqimit. Teksa hani, mendoni për atë që po hani dhe kushtojini procesit kohën e duhur.

4. Tregohuni të mirë me veten. Vetëdhembshuria mund të reduktojë ngrënien nga stresi. Nëse tregoheni të ashpër me veten, pasi keni ngrënë pa kontroll, kjo nuk do t’ju ndihmojë, përkundrazi, vetëm sa do të rritë ndjenjën e fajit dhe do t’ju bëjë të hani përsëri, informon dritare.net

5. Nëse gjithçka dështon. Ndodh që uria nuk ju lë rehat. Atëherë shkoni në supermarket dhe kënaquni. Në fund të fundit ushqimi na fal kënaqësi. Nëse vendosni të shkoni në një pasticeri, uluni, relaksohuni dhe shijoni ëmbëlsirën e preferuar. Por, mos harroni, kujdes me sasinë!/K.C/dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.