Fitorja në Kavajë, Patozi: Një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së PD
E Mërkurë 28 Qershor 2017, 09:09
Dritare.net
Postimi i plotë i Patozit
Një fitore çliruese për Kavajën
Urimet më të mira Isa Sakja!
Një rikthim i vuajtur, por çlirues dhe i mezipritur tek fisnikëria dhe vlerat e marra peng prej vitesh te Kavajës. Fitore e bukur për qytetin tim, edhe pse është vetëm një oaz i vogël në shkretëtirën e madhe të humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 qershorit. Le të shërbejë ajo si një shkëndijë e rindezjes së shpirtit të demokratëve në gjithë Shqipërinë. Ashtu si para 27 vjetësh, kur fitorja e madhe e Partisë Demokratike niste nga Kavaja. Ne do t’ia dalim.