Firma, çmimi/ Detaje nga veshja e Melania Trump në samitin e G7

Teksa shoqëronte bashkëshortin e saj në samitin e G7, që mbahet në Francë, Melania Trump kishte përzgjedhur një fustan të vishte një fustan të verdhë, shoqëruar me një palë taka ngjyrë rozë.

Ndonëse e verdha nuk është një ndër ngjyrat më të preferuara të saj, Zonja e Parë, shkëlqeu me këtë stil.

Ajo që binte më shumë në sy ishin, dy lule të mëdha të nuancave rozë dhe të bardhë, të vendosura një në cep të krahut e një në mes të fustanit treçerekësh.

LEXO DHE :  Tërmeti në Tiranë/ Mjeket nuk e lënë katin e 4, për beben në reanimacion

Kombinimi perfekt ishte me këpucët rozë të Christian Loubotin.

Nëse jeni kuriozë se sa ka kushtuar veshja e saj, mund të themi se nuk janë shifra marramendëse, krahasuar me statusin e Melanies. Fustani nga Calvin Clain, kushtonte 650$, ndërsa këpucët po shiten në çmimin 495$.

Ndërsa për darkën ajo kishte përzgjedhur një fusta ndryshe nga i pari, me ngjyrë kremi nga firma e njohur Gucci me xhevahire që i e ngushtonte në  bel. Çmimi i tij është 3.800 dollarë.

/L.F-dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.