Figura më historike e Portokallisë, shkon në Klan
E Enjte 6 Shtator 2018, 12:12
Dritare.net
Vangjel Kozma, skenaristi historik i cili prej vitesh ka shkruar tekstet e aktorëve të “Portokalli”, është larguar nga spektakli ‘hit’ i të dielës për një tjetër ekran.
Burime pranë RevistaWho.Com kanë zbuluar se Kozma do të zhvendoset në “Klan” në segmentin “Be Caffe”. Siç është mësuar “Be Caffe” do të jetë pjesë e emisionit “E diela Shqiptare” dhe do të drejtohet nga ish-aktorët e “Portokalli”, Bes Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku. Për gati 1 orë aktorët do të realizojnë skena të ndryshme gazmore dhe do të kenë të ftuar personazhe të njohur të ekranit./RevistaWho