Sot pritet të zhvillohet votimi për zgjedhjen e kreut të FIFA-s. Në garë janë 5 kandidatë: Princi i Jordanisë, Ali bin Al Husein; Sheiku i Bahrein, Salman bin Ibrahim Al Khalifa; konsulenti francez i futbollit ndërkombëtar, Zherom Shampanje; sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Xhani Infatino dhe politikani nga Afrika e Jugut, Tokio Seksuele. Pesë personat që po kandidojnë për lidershipin e Federatës Botërore të Futbollit kanë mbajtur fjalimet e tyre të fundit të enjten, duke treguar vizionet e tyre për të ardhmen e FIFA-s, ndërsa Federata po mundohet të marrë veten pas skandalit më të rëndë të korrupsionit në histori. Delegatët nga më tepër se 200 vende anëtare të FIFA-s do të zgjedhin të premten presidentin për të trashëguar zviceranin Sepp Blatter, dy ditë pasi Blatter dhe presidenti i UEFA-s kanë humbur apelin ndaj pretendimeve të tyre për mos shkelje të etikës. Cilido që të marrë detyrën nga Blatteri, që ka udhëhequr FIFA-n për 17 vjet, do të trashëgojë një punë shumë më ndryshe me fokus në menaxhim të krizës.