Fier, tre 15-vjeçarë marrin makinën pa leje dhe aksidentohen, përfundojnë në spital

Pasditen e sotme rreth orës 17:00 në vendin e quajtur Kraps në fier është aksidentuar një mjet tip ‘Renault’, ku për pasojë janë plagosur tre persona.

Policia bën me dije se protagonistë të këtij aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal kanë qenë tre djem nga 15 vjeç.

Dyshohet se adoleshentët kanë marrë pa leje makinën e njërit prej familjarëve të tyre dhe duke ecur kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga, duke rënë nga 10 metra lartësi.

LEXO DHE :  Shi dhe stuhi të forta, si do të jetë moti sot!

Makinën e drejtonte 15-vjeçari me inicialet A. A., ndërsa pasagjerë kanë qenë K. A., dhe A. A., të tre banues në fshatin Kraps.

Si pasojë e aksidentit tre adoleshentët janë plagosur dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin Rajonal të Fier./e.k-Dritare.net

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.